Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi është krenuar me qeverisjen e saj në 66 ditët e para.
Në postimin e bërë, LVV thotë se ka arritur të siguroj 178 mijë e 230 vaksina kundër Covid 19.
Postimi i plotë:
Për 66 ditë qeverisje: 178 mijë e 230 vaksina të siguruara dhe 60 mijë e 929 qytetarë të vaksinuar. Derisa numri i rasteve të infektimit po bie nga dita në ditë, pandemia ende nuk ka mbaruar. Andaj, kujdesi që na ka përcjellë këtë kohë duhet të na përcjellë edhe më tutje: ta mbajmë maskën, ta ruajmë distancën fizike dhe të kujdesemi për higjienën në mënyrë që ta kufizojmë përhapjen e virusit dhe të kontribuojmë në parandalimin e rrezikut të shkaktuar nga Covid-19/arbresh.info/

48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje