Kandidatja për deputete nga radhët e VV-së, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku, ka deklaruar se nëse është nevoja, prap vendi do të ketë zgjedhje.
Ajo përmes Facebook ka shkruar se nuk ka çkapje të shtetit duke mos konkloduar në dikë konkret ndërsa ka shtuar në koment se vendi do të ketë përsëri zgjedhje nëse ka nevojë.
“Jo për inat, por për parim! Nuk ka çkapje të shtetit me ju brenda. Nëse është nevoja, prapë(zgjedhje)”, ka shkruar Mulhaxha – Kollçaku.
Kjo deklaratë e Kollçakut vjen pas përplasjeve publike të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismës për Kosovën pas hyrjes së kësaj të fundit në Kuvend, shkruan lajmi.net.
Në anën tjetër, mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje ka bisedime por ende nuk ka ndonjë konkretizim të planprogrameve pas problemeve në ndarjen e posteve ministrore.
Lëvizja Vetëvendosje është mjaft e pakënaqur pasi kalimi i pragut nga ana e Nismës ia ka hequr 3 deputetë partisë së Albin Kurtit.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...