Pas deklaratës së mbrëmshme të kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili nuk përjashtoi mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit, edhe nga VV janë dhënë sinjale se një bashkëpunim i tillë mund të jetë i mundur.
Zëvendësministri i Drejtësisë nga LVV, Blerim Sallahu, i ka dalë në mbrojtje Limajt pas reagimeve të shumta ndaj deklaratave të tij, duke theksuar se Limaj dhe Nisma kanë të drejtën demokratike, kushtetuese dhe ligjore për të formuar një koalicion paszgjedhor me partitë aktuale të skenës politike.
“Përtej shpifjeve, kritikave të pabaza, insinuatave, të bëra nga akterë politik e parpolitik, Fatmir Limaj dhe Nisma kanë respektuar në përpikmëri kolaicionin parazgjedhor me një parti në shuarje siç është AAK. Tash, Fatmir Limaj dhe Nisma kanë të drejtë demokratike, kushtetuese dhe ligjore që pas zgjedhjeve të bëjnë koalicion paszgjedhor me partitë aktuale në skenen politike. Pra, marrëveshja për koalicion parazgjedhor të subjektit politik Nisma me AAK-në është realizuar. Kësisoj, sjellja e tillë është brenda rregullave demokratike”, shkroi ai./Arbresh.info
Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës, KFOR publikon p...
Kurti u prit nga Macron në Paris, diskutuan për integrimin e...
“Jutarnji”/ Nga ëndërr në histori: Serbia është përshëndetur...
Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe par...
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik
Vrasja me tre plumba në Vushtrri, rikonstruktohet ngjarja tr...