Let’s Do It Kosova organizon sot aksion pastrimi në Komunën e Shtimes, me ç’rast do te bëhet pastrimi i lumit ‘Shtimjana”.
Ky aksion do të fillojë në ora 11:00 për te vazhduar më pas, ndërsa organizohet në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Shërbimeve Publike në SHtime dhe KRM “Pastrimi”.
Në aksionin e nesërm janë të ftuara të gjitha organizatat lokale që veprojnë në Komunën e Shtimes.
Pjesëmarrjen tashmë e kanë konfirmuar Shoqata e Peshkatarëve, KVRL, Qendra Rinore, OJQ “PPE”, Rrjeti i Organizatave “Prone” dhe Klubi i Karatesë “Vjosa”.
“Let’s Do It Kosova” edhe më tej u bën thirrje te gjithëve qytetarëve që përveç ruajtjes së mjedisit, të marrin pjesë në aksionet tona.
Po ashtu Let’s Do It Kosova” do të vazhdojë aktivitetet me qëllim të vetëdijësimit të qytetarëve për rëndësinë e mjedisit të pastër dhe përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë.
Adelina e lumtur me fitoren e LVV-së, rikthen deklaratën se ...
Ali Ahmeti uron Kurtin për fitoren: Kosova ka nevojë për sta...
Zelensky zotohet t’i vazhdojë përpjekjet për paqe pas “përpa...
Rashiq thotë se ka hyrë në Kuvendin e Kosovës
Rama vlerëson Abdixhikun edhe pas rezultatit të dobët të LDK...
Një person në Suharekë e fotografoi votën dhe e postoi në rr...