Ka përfunduar ndërtimi i njërës nga dy urat që po ndërtohen mbi lumin Ibër në Mitrovicë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në lidhjen infrastrukturore mes pjesës veriore dhe asaj jugore të qytetit.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i cili ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes përmes një videoje në Facebook, shoqëruar me mesazhin:
“Urime Mitrovicë! Urime për të gjithë qytetarët e Kosovës! E gëzofshim urën e re.”
Gurthemeli i dy urave të reja mbi lumin Ibër ishte vendosur në fillim të muajit korrik, në prani të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti./Arbresh.info
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë, mes tyre...
Brezovica, Prevalla dhe Rugova, destinacionet më të vizituar...
Familjarët e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edm...
Zelensky: Ukraina po përgatitet për bisedime të reja paqeje ...
Bajrami: Nuk jam më nënkryetare e LDK-së, kam dhënë dorëheqj...