Një punëtor është lënduar në vendin e tij të punës në Kaçanik, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, viktima në një punëtori ka pësuar lëndime në gishtin e dorës, ndërsa në vendin e ngjarjes ka dal njësiti policor dhe inspektorati i punës.
Viktima është dërguar në QKUK për trajtim.
Rasti është duke u hetuar.
“Kaçanik 13.09.2023 – 12:45. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke punuar në një punëtori, kishte pësuar lëndime në gishtin e dorës. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe inspektorati i punës. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
UEFA-s miraton vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbo...
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu ...
Ludo flet me Labin: Bigu është sen interesant
Spiropali: Shqipëria angazhohet diplomatikisht për mbrojtjen...
Tahiri: Do të votojmë pro rezolutës për ish-krerët e UÇK-së
Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme sonte në ora 19:00