Një grua është lënduar në Fushë -Kosovë, pasi një banesë është përfshirë nga zjarri.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në rrugën “Besa Besë”, të këtij qyteti rreth orës 16:00
“Sot rreth orës 16:00, policia është njoftuar për një zjarr në një banesë, në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë.
Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, një person (femër), është lënduar, dhe e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor.
Zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve, ndërkohë që policia ka nisur një hetim për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të këtij rasti”, ka thënë për arbresh.info, Flora Ahmeti zëdhënësi e PK-së.
Shembja e rrugës në Prishtinë, Pacolli: Pasojë e neglizhimit...
Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...
Rama për shembjen e rrugës: Kemi pezulluar nga puna inspekto...
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit