Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e një aksidenti në fshatin Klinë të Epërme në Skenderaj, janë lënduar pesë femra.
“Raportohet për një aksident trafiku ne mes te dy veturave. Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me veturën Land Rover ne rrethana te panjohura kalon ne shiritin e kundërt qarkullues me çrast ndeshet me veturën Seat me targa lokale qe drejtohej nga viktima mashkull K-Shqiptar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore pësojnë pesë pasagjere-viktima femra K-Shqiptare”, thuhet në raport.
Sipas policisë, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ne Shtëpinë e Shëndetit, ndërsa dy prej tyre dërgohen për tretman te mëtutjeshëm ne Spitalin e Mitrovicës. Nuk raportohet për te arrestuar.
Faza përmbyllëse e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së nis të ...
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...