Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti zingjiror që ka ndodhur në Nadakofc të Vushtrrisë.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai tha se në aksident janë përfshirë 3 vetura.
“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 17:00, në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Nadakovcë të Vushtrrisë, në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit gjashtë-(6) persona kanë pësuar lëndime, të njëjtit kanë kërkuar tretman mjekësor”, u shpreh Zahiti. /arbresh.info/
CIA: Regjimi në Iran i dobësuar, por ende funksional! I aftë...
Barcelona – Newcastle, formacionet zyrtare
“Po largohem, mos më kërkoni”/ Zhduket 14 vjeçarja në Durrës...
Specialja ia vazhdon paraburgimin Veselit, përkundër që gjyk...
Lista Serbe inkurajon serbët ta respektojnë Ligjin për të hu...
Konjufca telefonon ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashk...