Dy punëtorë kanë pësuar lëndime trupore në vendin e tyre të punës në rrugën Transit i Vjetër i Prizrenit, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa tjetri është liruar për në shtëpi.
Lidhur me këtë, një person është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar.
“Rr. Transiti i Vjetër, Prizren 17.07.2023 – 11:30. Në rrethana të panjohura dy punëtorë meshkuj kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore në vendin e tyre të punës. Ku njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa tjetri është liruar pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Prizrenit. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...