Pal Lekaj i AAK-së, ka treguar se po kërkohet një mes për të dalë nga ngërçi i demarkacionit, njërës prej çështjeve më të përfolura kohëve të fundit në Kosovë.
Në “Interaktiv” të KTV-së, Lekaj ka thënë se deputetëve të shumicës do të mund t’u jepej sinjali për ta votuar demarkacionin në versionin që është pas një marrëveshje eventuale mes dy kryeministrave, atij të Kosovës dhe Malit i Zi.
Dushko Markoviq, numri një i ekzekutivit në Malin e Zi vjen nesër në Kosovë, e Pal Lekaj thotë se ka mundësi që të nënshkruhet një marrëveshje me Ramush Haradinajn, kryeministër i Kosovës që do të parashihte rinegocim të gjetjeve të reja rreth demarkacionit.
“Edhe në ligj thuhet se nëse ka fakte të reja të negociohet. Nëse gjetjet e reja të Komisionit të themeluar nga z. Ramush Haradinaj rinegociohen, dhe për këtë ka një marrëveshje paraprake me shkrim me kryeministrin e Malit të Zi, për të cilën mund të dakordohen nesër, mund të jepet sinjal për deputetët tanë që ta votojnë versionin ekzistues të demarkacioni”, ka thënë Lekaj./Koha.net/
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten