Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të enjten ka dalë në vizitë inspektuese në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, duke vazhduar deri në Shalë të Bajgorës.
Kështu bën me dije ministra që e drejton Lekaj, teksa tregohet se ai “ka kërkuar nga kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje që vazhdojnë edhe më tutje të intervenojnë në mënyrë që arteriet vitale të kësaj ane të jenë të hapura për qarkullim rrugor dhe të përmbushin obligimet e tyre konform obligimeve të parapara në kontrata”.
“Krahas kësaj, Lekaj u bënë apel të gjithë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të qarkullojnë me pajisje dimërore, kurse zotohet se dikasteri që ai drejton do të vazhdojë të jetë në gatishmëri dhe në aksion për të mbajtur rrugët të hapura nga bora dhe të sigurta për qarkullim në të gjitha rajonet e vendit. Ekipe të tëra nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit dhe kompanitë e kontraktura për mirëmbajtje rrugore, janë duke kujdestaruar 24 orë pandërprerë në të gjitha rajonet dhe rrugët e vendit që janë në përgjegjësi të MIT”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, rrugët në mbarë vendin janë të kalueshme me vështirësi në disa nga zonat malore, ku reshjet e borës janë më të theksuara.



Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një h...
Igli Tare vihet pas yllit të Atletico Madridit për ta përfor...
“Kam përfunduar 8 luftëra”, Trump: Po i afrohemi një zgjidhj...
E njohur për rolin e nënës së Kevinit në ‘Home Alone’-Cather...
29-vjet nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe E...
29-vjetori i rënies së Zahir Pajazitit, Kurti do të marrë pj...