Deputetei i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së Pal Lekaj është shprehur i bindur se nesër do të përfundojë gjithçka në rastin e Haradinajt dhe sipas tij kjo do të marrë epilogun e drejtë.
Ai përmes një postimi në facebook ka thënë se Colmar vendi ku po qëndron Haradinaj është bërë i famshëm sepse sipas Lekaj aty është duke u mbajtur “peng” simboli i luftës në Kosovë./Arbresh.info
Colmar (kjo provincë Franceze), tashmë është bërë vend i famshëm, sepse është, vendi ku po mbahet “peng” simboli i luftës së drejtë për Kosovën, #ÇLIRIMTARI ynë, Ramush Haradinaj.��Të gjithë shqiptarët kudo ku janë të vazhdojnë të bëjnë gjithçka (ligjore e demokratike) që është në dorën e tyre për ta liruar “pengun” e Shqiptarisë, mbrojtësin e së vërtetës dhe të drejtës për Kosovën dhe shqiptarët të çliruar dhe me të drejta të plota si çdo popull tjetër i botës demokratike. ��Ramushi “peng” në Colmar, Kosova peng i qeverisë së dialogut me Serbinë, nënshkrues dhe insistues për të falur tokë të Kosovës. ��Të bëjmë dy veprime, ta “çlirojmë” Ramushin nga pengmarrja dhe Kosovën nga pengmarrësit. ��Këto të dyja do të fillojnë nga nesër, ku besojmë që çështja Franca – Haradinaj do të marrë epilogun e drejtë. Franca nuk duhet të vazhdojë izolimin e ish – Kryeministrit Haradinaj.�
Një komb, një qëndrim!�#RAMUSHI është KOSOVA �#SHQIPETARËT me RAMUSHIN
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...