Pal Lekaj nga AAK-ja ka thënë se partia e tij pret që qytetarët t’i vënë vijë të kuqe koalicionit të deritashëm mes PDK-së e LDK-së.
Ai ka ripërsëritur se AAK nuk dëshiron të futet në koalicion paszgjedhor me “partitë që e kanë katandisur vendin”.
“Sa i përket vijave të kuqe për koalicionet paszgjedhore, mendojmë se qytetari duhet t‘i vënë vijë të kuqe këtij koalicioni sepse asgjë s’ka përfituar nga ky koalicion dhe nga kjo qeveri që ka premtuar shumë dhe s’ka ofruar asgjë. Kemi besimin që qytetarët janë për ndryshime. Mendoj se tani është koha të ndryshohet me votën e tyre”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.
Labi i vetëm në oborr, shihet i përlotur
Gjyqi në Hagë drejt fundit, Gucati: Presidenti dhe të tjerët...
Fatura milionëshe nga vërshimet – Komunat po i bëjnë gati vl...
KOSTT: Nominimet e pamjaftueshme të KESCO rrezikojnë stabili...
Rama: Ambientet e reja sportive dhe këndi i lojërave për fëm...
Vdes një burrë që po trajtohej nga e hëna në QKUK