Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, u deklarua pas takimit që pati me drejtorin e kompanisë Bechtel-Enka, Riyadh Alkhazjari, pas vdekjes së punëtorit 41-vjeçar në vendin e punës.
Ai tha se “tani për ta nuk mund të thuhet asgjë konkrete”.
Njoftimin e Lekajt të bërë bërë përmes rrjetit Facebook, mund ta lexoni më poshtë.
Pasë ngjarjes tragjike afër punishtës së autostradës “Arbër Xhaferi”, ku humbi jetën një punëtorë i kompanisë Bechtel & Enka, zhvillova një takim me drejtorin e kompanisë Bechtel&Enka, Riyadh Alkhazjari.
Gjatë këtij takimi u diskutua situata në ketë kohë të pasë fatkeqësisë dhe tani për tani nuk mund të thuhet asgjë konkrete për rastin, sepse me të po merren organet kompetente dhe para se ata të dalin me rezultatet e tyre nuk deshirojmë të leshohemi në deklarata, ishte dakordim i përbashkët.
Ne, në këto momente, ndiejm keqardhjen tonë dhe i shprehim ngushëllime familjes për humbjen e një anëtari të tyre, një njeriu i cili ka punuar pa ndalshëm me dhjetëra e qindar orë për ndërtimin dhe konsolidimin e Kosovës, sa i përket infrastrukturës.
Ne do të jemi afër familjes në çdo kohë për çdo gjë që mund të kenë nevojë ata” (sic.), ka shkruar Lekaj.

Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...