Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për Pashkët.
Lekaj ka uruar pa dallim feje duke thënë se kjo festë është thirrje e sinonim për paqe e solidarizim ndër njerëzor.
Ministri Lekaj ka shtuar gjithashtu se para Zotit jemi të gjithë njerëz të barabartë dhe duhet ta konsiderojmë njëri-tjetrin.
Ky është urimi i plotë:
Vëllezër dhe motra shqiptare, katolikë e mysliman, për të gjithë pa dallim, urime festa e pashkëve. Për shumë mote gëzuar për festën që është thirrje e sinonim për paqe e solidarizim ndër njerëzor.
Jo vetëm në këto ditë feste, por në secilin moment duhet të jetojmë e veprojmë pa ndarje në baza racore, fetare apo të tjera. Para zotit jemi të gjithë njerëz të barabartë dhe ashtu duhet ta konsiderojmë njëri – tjetrin.
Ne vërtetë kemi bajram e pashkë, por për interesin e Kosovës duhet të jemi gjithnjë bashkë.
Urime e me shëndet PASHKËT!
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir