Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka reaguar ndaj ngujimit të qindra nxënësve në Brezovicë.
Lekaj ka thënë se është në kontakt me ta dhe po bën të pamundurën që të lëvizin autobusët pa penguar dhe pa rrezikuar jetën e askujt, shkruan Indeksonline.
Lekaj ka theksuar se situata e reshjeve të dendura të borës ka sjellë probleme në gjithë Kosovën, e kjo me theks të veçantë po haset në vendet malore.
“Një rast specifik është Brezovica, për shkak të makinave që janë parkuar në mënyrë të parregullt, kompania e mirëmbajtjes nuk ka arritur me kohë të bëjë pastrimin e rrugës dhe si rrjedhojë e kësaj janë bllokuar nxënës të cilët kanë qenë në pikën turistike të Brezovicës. Me këtë rast dëshirojë t’i sigurojë të gjithë familjarët e nxënësve që jam në kontakt personalisht me të gjithë faktorët për të bërë të mundur që të lëvizin autobusët dhe automjetet tjera në drejtimet e tyre pa pengesa e pa u rrezikuar jeta e askujt. Ju bëjë thirrje të gjithëve që të jenë bashkëpunues e ndihmues në këtë rast dhe të tjera si kjo. Siguria në rrugë është detyrim i të gjithëve”, ka thënë Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...
Vdes prifti Dom Kelmend Spaqi, që gjatë luftës lajmëronte if...
FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...
Trump thotë se SHBA është afër “ta mbarojë punën” në Iran, p...
Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: “Nuk më mjafton të ...