Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka komentuar veprimin e LDK-se për të “falsifikuar” nënshkrimet e deputetëve për të thirrur seancë të jashtëzakonshme për liberalizimin e vizave.
Lekaj i ka quajtur të dobët dhe pa alternativë.
“Të dobët e pa alternativë gjithmonë, ndërsa sot treguan se janë edhe “fallsifikator”, e gjithë kjo vetëm për të mbërri tek pushteti, pushtet të cilin dikur e patën e nuk arritën kurr asgjë në të mirë për vendin”, ka shkruar Lekaj në Facebook.
Postimi i plotë:
Mjerimi i opozitës, LDK’s, nuk ka fund!
Të dobët e pa alternativë gjithmonë, ndërsa sot treguan se janë edhe “fallsifikator”, e gjithë kjo vetëm për të mbërri tek pushteti, pushtet të cilin dikur e patën e nuk arritën kurr asgjë në të mirë për vendin.
Luftën që po e bëni kundër Qeverisë Haradinaj, me mirë do të ishte ta zhvendosnit kundër Serbisë e cila, siç të gjithë po e shohim, është në ofenzivë të plotë për ta zhbërë ekzistencën e shtetësisë së Kosovës.
Thirrja e vetme, për opozitën në këto momente të përgjumjes së tyrë është, zgjohuni nga kllapimi në të cilin keni rënë. Zëvendësojeni lakminë për pushtet me devotshmëri dhe unitet me krejt spektrin politik të vendit dhe bashkë me Presidentin, Kuvendin dhe Qeverinë, t’i dalim zot sovranitetit dhe integritetit të Republikës së Kosovës.
Xherdan Shaqiri shpallet “Sportisti i vitit 2025 në Basel”
Abdixhiku pas takimit të kryesisë: Zgjodhëm dialogun, përçar...
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...