Lekaj merr pjesë në një falje gjaku në Gjakovë: Veç bashkimi na ka mbajtur të gjallë

20:02 | 7 Korrik 2019
A Z
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ishte sot pjesë e një falje gjaku e cila u bë në mes familjes Perforivit dhe familjes Alijaj në Dujakë të Gjakovës.

Në prani të prijësve fetar famlja e Pjeter Perforivit, i fali plagën familjes së Afrim Alijaj.

Ministri Lekaj theksoi se është kënaqësi të jetë pjesë e proceseve që sjellin paqe dhe afrim mes shqiptarëve.

“Se veç bashkimi na ka mbajtur të gjallë.Ju falemnderit për respketin që treguat!”, shtoi Lekaj.

Shpërndaje në rrjete sociale