Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar ndaj krerëve të shtetit duke thënë se ata nuk folën asnjë fjalë për njerëzit që mundësuan një Kosovë të pavarur, duke iu referuar familjes Jashari, Haradinaj, Zahirin Hakifit e Edmondin, Adrianin e Luanin dhe shumë të tjerë.
Ai tha se sot nuk u tha asnjë fjalë për Ramushin.
“Juve sot nuk ua zuri goja emrin e njeriut që e hapi Kosovën ndaj perëndimit, i cili dha dorëheqjen nga pozita e kryeministrit për t’u përballur me padrejtësitë e montuara, vetëm për të ekzistuar kjo pavarësi dhe edhe sot po sakrifikon e po pengohet padrejtësisht”, shtoi më tutje Lekaj.
Komenti i plotë:
“Asnjë fjalë s’iu shpëtoj nga goja Aq shumë i jepet zorë për të treguar e promovuar veten tuaj sa harruat krejtësisht kush e mundësojë këtë ditë që Kosova të shpallej e pavarur e të jetë pa administratën shtetërore, policore e ushtarake pushtuese të Millosheviçit.
Ju sot tentuat të tregoni se historia e Kosovës ka filluar e do të përmbyllet me juve. Ju sot duke dashtë me dalë si të vetmit që i përkushtoheni bërjes së Kosovës, harruat familjen Jashari, familjen Haradinaj, harruat Zahirin Hakifit e Edmondin, Adrianin e Luanin, harruat gjithkënd përveç vetes tuaj, që nuk bëtë asgjë për këtë ditë përveç që e përvetësuat dhe po ashtu nuk bëtë asgjë pas kësaj dite, përveç që po e gërryeni nga brenda këtë Kosovë që e lanë regjimet e njëpasnjëshme.
Juve sot nuk ua zuri goja emrin e njeriut që e hapi Kosovën ndaj perëndimit, i cili dha dorëheqjen nga pozita e kryeministrit për t’u përballur me padrejtësitë e montuara, vetëm për të ekzistuar kjo pavarësi dhe edhe sot po sakrifikon e po pengohet padrejtësisht.
Ju sot nuk ishit udhëheqës të shtetit të Kosovës, të shtetit të Ramushit. Ju sot u sollët si protektorë.”
Hapet në BQK ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngj...
Arrestohet në Kosovë një person me urdhërarrest ndërkombëtar...
Mourinho optimist para përballjes me Real Madridin
Prokuroria Speciale arreston një person për dhënie ryshfeti ...
Sekuestrohet një armë zjarri në Kaçanik, shoqërohet në polic...
Szoboszlai në radarin e Realit – Liverpooli i ofron kontratë...