Shefi i Grupit Parlamentar të AAk-së Pal Lekaj ka reaguar pasi që Komisioni qeveritar për matjen e territorit të Kosovës ka prezantuar raportin e saj.
Lekaj tha se ky komision prej fillimit ka qenë marionetë e Isa Mustafës.
Reagimi i Lekajt:
Komisioni marionetë e Isa Mustafes,
Komisioni për matjen e territorit, prej fillimit ka qenë një marionetë e Isa Mustafës, që për detyrë ka pasur legjitimimin e planeve të tij, për sakatosjen e territorit të Kosovës.
Ata kanë qenë argatë të Isa Mustafës dhe e kanë kryer argatllëkun e tyre. Krejt Kosova e dinë ketë fakt. Këtë e dijnë edhe anëtarët e këtij komisioni, e dinë edhe Isa Mustafa dhe e dini edhe ju media.
Ata janë kontraktuar për një punë të pistë dhe prandaj e kanë prodhuar një rezultat të pistë. Kisha dashtë të them krejt kjo çoftë në ndërgjegjen e tyre, por ata njerëz nuk kane as ndërgjegje!
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...