Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se “ Ka ardhur koha që shteti i Kosovës të ngris zërin kundër qasjeve të padrejta që po i bëhen”.
Sipas tij “Këtë veprim po e bën edhe kryeministri Ramush Haradinaj, zëri që më në fund po kërkon trajtim të dinjitetshëm dhe të merituar nga institucionet e Bashkimit Evropian dhe jo përulje”
Ky është postimi i tij i plotë:
Lekaj shtoi se “Të kërkosh drejtësi në proces nuk do të thotë se je kundërshtar i integrimit evropian, por nënkupton fillimisht respektim të Kosovës, shtet i pavarur dhe sovran, me fuqi për të marrë vendime për vetveten”
I pari i Infrastrukturës në Kosovës thekson se këtë guxim duhet ta marrin gjithë partitë opozitare që kanë kritikuar shefin e ekzekutivit, ata të cilët kanë hezituar të marrin vendime, ose edhe më keq ata që mohojnë shtetin e Kosovës, dhe simbolet e saj.
Në fund Pal Lekaj u shpreh “Qeveria Haradinaj punon në frymë evropiane, por para të gjithave e vë Kosovën”.
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër