Kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar ndak aktkakuzës që Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot lidhur me veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Lekaj nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook ka thënë se është plotësisht i pastërt në të gjitha përgjegjësitë që i kishte pasur.
Statusi i plotë:
Në këtë kohë kur Kosova po kalon nëpër sfida të mëdha, e opozitarizmi bashkë me qytetarët e Kosovës është si kurrë më parë kundërshtuese e të këqijave që po i kanosen Kosovës, dalin të tilla lajme denigruese, totalisht të ndikuara nga politika e lidhjeve të shkurtëra. Kjo tregon se kësaj qeverie i është ngushtuar rrethi dhe prandaj tani kanë filluar që në emër të drejtësisë të bëjnë “luftën e shtrigave”.
Jam plotësisht i pastërt në të gjitha përgjegjësitë që i kam pasur dhe çdo herë kam qenë në shërbim të qytetarëve dhe të Kosovës.
Unë nuk kam asgjë zyrtare dhe nuk dua të lëshohem në komentime me tutje, përveç që nuk do të mundet askush të na gjunjëzoj./Arbresh.info
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...
Kurti për inflacionin, thotë se është i ‘’importuar’’: Anije...