Ish-ministri i Infrastrukturës nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, thotë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka mashtruar kur ka thënë se do të vendos reciprocitet me Serbinë.
Lekaj, përmes një postimi në Facebook , e quaan “mashtres në ikje”, Kurtin duke thënë se reciprociteti politik, ekonomik e tregtar është shndërruar në reciprocitet të crtifikatave fito-sanitare e veterinare.
“Mashtruesi në ikje mbrëmë pa fije turpi na tha se paska vendosur reciprocitet me Serbinë. Por, si ndodhi që nga reciprociteti politik, ekonomik e tregtar të na shndërrohet në reciprocitet të certifikatave fito-sanitare e veterinare? Ku mbeti reciprociteti i njohjes së targave të automjeteve? Ku mbeti njohja e dokumenteve të udhëtimit? Ku mbeti njohja e ndërsjellë e diplomave? Këtu po ju bashkëngjis me zë dhe figurë ish-kryeministrin duke trumbetuar reciprocitetin “e plotë” që tashmë ka mbetur një nga gërmadhat mashtruese të tij”, shkruan Lekaj./arbresh.info
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...