Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një telegrami ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së ish-presidentit amerikan, George H.W.Bush.
Në telegramin e LDK-së thuhet se kjo është një humbje e madhe për Kosovën, shkruan Arbresh.info
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut të popullit të Kosovës, Presidentit të SHBA-ve, George H.Ë. Bush. Ndarja nga jeta e George H.W. Bush është humbje e madhe për Kosovën. Bush ishte një prej figurave më të njohura në arenën ndërkombëtare dhe politike i cili dha kontribut të madh që popujt e botës të jetojnë në paqe”, thuhet në telegram.
LDK përmes telegramit ka përmendur paralajmërimin që Bush i bëri shteti serb në rast se hynë në konflikt me Kosovën
“Bush ishte gjithashtu mik i madh i vendit dhe popullit tonë, mungesën e të cilit do ta ndiejmë shumë. Bush do të përkujtohet gjithmonë nga Kosova dhe qytetarët e saj, veçanërisht për paralajmërimin e tij ndaj Serbisë në vitin 1992 se ‘në rast të konfliktit në Kosovë, të shkaktuar nga veprimet e Serbisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë të gatshme të përdorin forcën ushtarake kundër serbëve në Kosovë e Serbi”, thuhet ndër të tjera në telegramin e LDK-se./Arbresh.info/
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...