Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë e ka gati programin qeverisës së bashku me partnerët e koalicionit me të cilët synon të qeverisë me vendin.
Deputeti Arben Abreshi, tha se në këtë mbledhje mandatari për kryeministër Avdullah Hoti do ta paraqes programin qeverisës para deputetëve të LDK-së.
Ai tha se programi qeverisës ka dy shtylla menaxhimi i pandemisë, dhe rimëkëmbja ekonomike.
“Po miratojmë programin qeverisës I cili është përputhje me interesat e vendit ka dy shtylla menaxhimi i pandemis, dhe rimëkëmbja ekonomike. Ku kryesore do të jenë bizneset e vogla dhe qytetarët”.
“Dhe synojmë ta kemi një pako shumë rigjiniroze për ekonomin e Kosovës edhe synojm që deri në vjeshtën e këtij vitin te shperndajm se paku 400 milion euro. Dhe pastaj te kalojmë tek 1 miliardësh”.
“Ne kemi shumicën parlamentare dhe nuk dyshoj në ata 1 miliard euro që ka përmendur Avdullah Hoti dhe ai do të shpalosë se nga do të vijnë dhe ku do të shpenzohen këto 1 miliard euro”.
Ndersa i pyetur nëse ky takim është presion mbi Gjykatën Kushtetuese e cila ka japur afat që deri më 29 maj të japë vendimi për miratimin ose jo të dekretit të Avdullah Hotin, Abrashi u përgjigj.
“Nuk është presion për vendimin e kushtetutës se po përpiqmi që të mos humbim kohë pasi që dëmi me një qeverisje ne ikje është i madh. Hoti si kryeministër e ka përvojën le iu dalë përballë sfidave në fushën e ekonomisë.
Ndonëse tha se nuk është diskutuar për emrat e Ministrave, Abrashi nuk patë përgjigje nëse nënkryetarja e partisë Vjosa Osmani do të jetë e pranishme.
“Nuk është diskutuar se kush do të jenë ministra nga kjo parti në qeverinë Hoti. besoj se të gjithë deputetët janë në sallë tani. Hoti ka pasur edhe takime me përfaqësuesit e bizneseve për hartimin e këtij programi”./arbresh.info/
https://www.facebook.com/kosovapress/videos/541477449850319/
Transplanti i parë i fytyrës/ Spanjë, realizohet për herë të...
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” ...
Spanja dhe Greqia shqyrtojnë ndalimin e rrjeteve sociale për...