Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se partisë që ai udhëheq i janë shtuar tetë nëndegë të reja në Prishtinë.
Në një shkrim në profilin e tij zyrtar në Facebook, lideri i këtij subjekti politik shkruan se çfarë nisi si riorganizim strukturor në secilën lagje në Prishtinë, shpejt u shndërrua në mobilizim të madh.
“Çfarë nisi si riorganizim strukturor në secilën lagje në Prishtinë, shpejt u shndërrua në mobilizim të madh në çdo nëndegë. Zgjedhjet në kryeqytet janë shenjë e një ndryshimi të madh që po vjen. Jemi të lumtur e jemi mirënjohës për gjithë këtë pjesëmarrje nëpër çdo lagje e gjithë këtë mbështetje që po na vjen”, ka shkruar ai.
Tutje Abdixhiku tregoi se LDK-ja do t’i ketë gjithsej 86 nëndegë në Prishtinë, e do të kenë një kryeqytet si rrallëherë.
“Këto dy ditë përfunduam Kuvendet në nëndegët Santea, Parku, Posta, Shkolla Dardania, Mati I, Velania I, Velania III dhe Ulpiana Soliterat. Sikurse në çdo pjesë tjetër edhe këtu pamë frymë impresive e energji të re. LDK-ja do t’i ketë gjithsej 86 nëndegë në Prishtinë, e do të kenë një kryeqytet si rrallëherë./Arbresh.info/
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje