Agim Gashi asambleist i LDK-së, tha se opozita locale nuk është fajtore për dështimet për projektet në Kodrën e Diellit.
‘’Pozita i ka pesë parti në koalicion dhe ka mundur të votojë. Qeveria e Ahmetit nuk janë duke punuar për hartën zonale edhe pas gjashtë muajve qeverisëse. Roli i dyfysht i kryetarit të komunës në këto momente. Ahmeti tash është bërë pjesë e dialogut për të zhvendosur vëmendjen nga komuna. Angazhimi i tij në dialog është shkelje e dyfisht direkte e dispozitave ligjore,” është shprehur Gashi, raporton arbresh.info.
Ai ka përmendur 11 dështimet e mëdha të Ahmetit, duke e kritikuar praninë e tij në negociatat me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve.
“Shpend Ahmeti në vend që të angazhohet për punet e Komunës po shkon në dialog. Ky kryetar për gjashtë vite ka keqëqeverisur dhe në vend se të punoj për të përmbushur zotimet publike ai po zhvendos vemendjen e opinionit publik nga problemet reale nën masken e interesit vital. Ahmeti ishte dashur të përcaktohet se cilin post do të deshiron ta mbaj. Ne kemi nxjerrur edhe 11 deshtimet më të mdha që i ka pasur qeverisja e Shpend Ahmetit”, deklaroi Gashi.
Ahmeti, njëherit edhe lider i Partisë Socialdemokrate, rishtazi është votuar nga Parlamenti për të bashkëkryesuar negociatat e ndërmjetësuara nga Brukseli zyrtarë./arbresh.info/



Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...
Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale ...