Premtimi i kryeministrit Ramush Haradinaj se heqja e vizave me BE-në do të ndodhë në shtator të këtij viti do të bjerë në tokë bashkë me gjethet e pemëve në vjeshtë. Një premtim i tillë është bërë nga të gjithë kryeministrat e vendit gjatë dekadës së fundit, por nuk është realizuar asnjëherë, shkruan sot Gazeta ‘Zëri’.
Edhe zëvendëskryetari i Komisionit Parlamentar për Integrime, Armend Zemaj, ka thënë për “Zërin” se qeveria “Haradinaj” është sjellë me papërgjegjësi në raport me vizat, por edhe ka destabilizuar raportet Kosovë – BE.
“Deklarimet e papërgjegjshme të kësaj Qeverie, që janë tallur me qytetarët e Kosovës se liberalizimi i vizave ka ndodhur, ka shkaktuar defitizim, largim të të rinjve përmes rrugëve ilegale, si dhe kanë dëmtuar raportet Kosovë – BE jo vetëm me këtë proces, por të të gjithë procesit integrues të Kosovës. Shembujt e keqpërdorimit të deklaratave, të takimeve edhe me zyrtarët e BE-së kanë krijuar mosbesim si dhe devijim të vendimmarrjes nga Këshilli i Ministrave të BE-së që Kosova ta ketë lëvizjen e lirë në BE”, ka thënë Zemaj për “Zërin”.
Shpresat, sipas Zemajt, mbeten te qeveria e re, e cila do të formohet e që do ta ketë prioritet rrugën euroatlantike të Kosovës.
“Me largimin e kësaj Qeverie, me krijimin e një qeverie dhe të institucioneve që zbatojnë ligjin edhe raporti Kosovë – BE do të avancohet dhe rruga evropiane e Kosovës do të jetë primare si vend demokratik”, ka shtuar ai.
Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen
Përparim Rama pret sot Dafina Zeqirin, do t’i dhurojë “Hyjne...
Sallahu falënderon punëtorët e Qendrave për Punë Sociale për...
Nuk ka pritje në pikat kufitare për të hyrë e për të dalë ng...
Kryetari Basha uron besimtarët katolikë për Festën e Krishtl...
Reshje bore dhe temperatura në minus, ky është moti për sot