Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka dhënë tri propozime në lidhje me ‘luftën’ ndaj inflacionit, apo rritjes së çmimeve.
Në një postim në Facebook, LDK ka shkruar se pushteti ka mashtruar teksa kjo parti ka ofruar një plan me tri pika.
Heqja e TVSH-së në produktet bazike, ulja e tatimit dhe rritja e pagave janë tri pikat që ka propozuar LDK-ja.
“Për shkak të rritjes së çmimeve në produktet bazike, qytetarët nuk arrijnë që me pagat e tyre të përballojnë koston e jetesës.
Një tjetër mashtrim nga pushteti.
LDK e ka planin për të përkrahur familjet:
Ta heqim TVSH-në në produkte bazike
Të ulim çdo barrë tatimore
T’i rrisim pagat në përputhje me inflacionin”, ka shkruar kjo parti./arbresh.info
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...
Sveçla: Mërgata do ta rifitojë shtetësinë me vetëm një dokum...
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...