Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka përkujtuar Xhemajl Mustafën, në 18 vjetorin e vrasjes së tij.
“Xhemajl Mustafa, këshilltar dhe zëdhënës i presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, ishte punëtor i palodhshëm për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb gjatë viteve të 80-ta dhe 90-ta. Një ndër themeluesit dhe anëtarët e parë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, u dallua si intelektual i shquar dhe një nga figurat më të spikatura të LDK-së”, thuhet në kumtesën për media të kësaj partie.
Tutje vlerësohet se Xhemajl Mustafa shënoi dhe simbolizoi një periudhë të dinjitetit atdhetar e intelektual. Ishte zë i fuqishëm, shumë i respektuar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, projektues i ardhmërisë së pavarur të Kosovës, frytet e së cilës veç sa i preku dhe nuk i shijoi.
Xhemajl Mustafa u vra mizorisht në Prishtinë, më 23 nëntor 2000, në hyrje të apartamentit të tij ku u qëllua për vdekje nga dy sulmues të cilët kurrë nuk u arrestuan.
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...