Lidhja Demokratike e Kosovës, i ka dhënë përkrahje ndryshimit të neneve kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.
“LDK-ja plotësisht mbështet procesin e procedimit të kornizës legjislative që ka të bëjnë me amendamentet kushtetuese dhe Ligjin e veçantë për dhomat e specializuara, në funksion qasjes strategjike të institucioneve të Republikës së Kosovës, që konsistojnë në implementimin e standardeve dhe praktikave më të avancuara të drejtësisë ndërkombëtare, si dhe promovimin e marrëdhënieve të fuqishme me komunitetin euroatlantik, veçmas me partnerët e Kosovës, SHBA-të, si dhe Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e LDK’së.
“Në lidhje me synimet tona afatgjate në proces të integrimit evropian, LDK-ja vlerëson se këto ndryshime janë në frymë të forcimit të modelit të Kosovës si vend i cili nuk heziton në përkushtimin e tij për drejtësi më të madhe vendore, si parakusht i të qenit shoqëri tolerante, paqësore, respektivisht evropiane”, thuhet në njoftim.
Trump: Po shohim shenja përparimi për fundin e luftës Rusi-U...
Kryetari i Fushë Kosovës dorëzon 60 dosje për hetim në Krime...
Aksident i rëndë në Mejë të Gjakovës
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...
Aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfe...