Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur konferencë për media rreth qeverisë Kurti.
Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, ka shprehu shqetësimin e kësaj partie në lidhje me mungesën e materialit të pasaportave.
“Ju kemi ftuar për temën aktuale lidhur me paaftësinë e kësaj Qeverie. Liria e udhëtimit është bazike, kur ne jemi mobilizuar bashkë me ndërkombëtaret, kemi mungesë të dokumenteve të udhëtimit. Sot as studentët, as zyrtarët nuk mund të udhëtojnë pa dokumente. E ftojmë në transparencë Qeverinë e Kosovës, se pse ka mungesë dhe pse nuk ka pasaporta”, shprehet ai
“Sot nuk kemi kontratë akoma nga Qeveria e Kosovës me kompaninë për prodhimin e pasaportave. Ne po bëjmë pyetje. Kjo e ka pruar Kosovën që mos të kemi pasaporta. Pra, në raste të rralla vetëm me urdhër të ministrit Sveçla. Kjo shkel të drejtat e njeriut”, tha ai./arbresh.info/
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...
Rreth 60 persona intervistohen në Policinë e Gjakovës për ma...
Vetëvendosje dorëzon në polici kërkesë për hetim të kontratë...