LDK-ja ka lëshuar mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, teksa Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi tha para mediave se Ligji nuk është tërhequr dhe situata s’ka ndryshuar, shkruan Arbresh.info.
“VV ka kërcënuar dhe shantazhuar me Ligjin për Zgjedhje ne kemi kërkuar që të tërheqë projektligjin, nuk kemi tërheqje prandaj jemi në situatën e njëjtë”, tha Gashi.
“Është një veprim i palogjikshëm dhe si shantazh ndaj partive të opozitës . Ne kemi kërkuar nga Kurti dhe nga kuvendi qe te tërheq këtë projektligj, ne akoma nuk kemi projektligj të propozuar nga Kurti për tërheqjen. Kemi një situatë të tentimit të përmbysjes se rendit Kushtetues në Kosovë, po tenton ti ndryshojë rregullat e lojës në zgjedhje”, tha ai.
Shefi i deputetëve të LDK-së tha se partia e tij është që të organizohen zgjedhje edhe në ambasada e konsulata.
“Kërkesa jonë është me arsyeshmëri, përherë të parë në Kosovë një shumicë parlamentare tenton në mënyrë arbitrare të ndryshojë rregullat e lojës dhe procesin zgjedhor. Ne jemi që të përfshihen të gjitha komentet dhe sygjerimet, ne jemi për reformë substanciale dhe jemi që ambasadave dhe konsulatave të ju mundësohet organizimi i zgjedhjeve”, tha ai.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë