Glauk Konujfca, zyrtar i lartë në Lëvizjen Vetëvendosje, në një RTV 21, ka folur për formimin e qeverisë së ardhshme.
Konjufca ka thënë se qeverinë do ta bëjë Vetëvendosje, bashkë me LDK’në, nëse kjo e fundit pranon që të pranojë Albin Kurtin për kryeministër.
LDK sipas Konjufcës nuk guxon të shkojë në koalicion me PAN’in, pasi kjo do ta dëmtonte partinë e Isa Mustafës, duke bërë që të humbiste edhe më tutje mbështetjen e elektoratit. Kjo sipas tij, në fakt nuk do t’i bënte keq Vetëvendosjes, pasi në zgjedhjet e ardshme, do të arrinte t’i merrte mbi 40 deputetë, duke arritur që ta bëjë qeverinë e vetme, me ndihmën e minoritetet.
Ndërsa, i pyetur nëse LDK do të pranonte koalicion me Vetëvnedosjen, por me kushtin që kryeministri t’i takonte partisë së Isa Mustafës, Konjufca ka thënë se atëherë vendi do të duhet të përgatitet për zgjedhje të sërishme. Sipas tij, Vetëvendosje, nuk heq dorë nga posti i kryeministrit.
Një nga vullkanet më aktiv në botë gati të shpërthejë
Spektakël në pjesën e parë të finales së Superkupës së Spanj...
Labinot Rexha merr një vërejtje nga Vëllai i Madh për ofendi...
Barcelona në epërsi ndaj Real Madridit
Rrëshkitja e masivit të dheut në Bashaj/ Ministri Vengu në t...
“Deri në pikën e fundit të gjakut”, vjen reagimi i Kubës pas...