Kuvendi i Kosovës ka votuar rezolutën për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Me 90 vota pro dhe 1 abstenim nga deputeti Fatos Geci nga VV, Kuvendi e ka kaluar këtë rezolutë.
Ndërkohë Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk mori pjesë, për shkak se kërkuan që në rezolutë të futet edhe një pikë për vrasjet e pasluftës.
Kryetarja e GP të LDK, Jehona Lushaku-Sadriu para votimit kërkoi që në rezolutë të përfshihet edhe pika: Kjo rezolutë kërkon nga të gjitha institucionet e rendit dhe ligjit të Republiëks së Kosovës dhe inkurajon mbështetjen ndërkombëtare për intensifikimin e përpjekjece drejt zbardhjes së plotë të të gjitha vrasjeve të pazbuluara të ndodhura gjatë dhe pas periudhës së luftës në Kosovë me qëllim që të sigurohet drejtësia për të gjitha viktimat, të zbardhet e vërteta dhe të fuqizohet shteti i së drejtës.
Por, kjo u kundërshtua nga PDK-ja. Përparim Gruda nga kjo parti tha se tekstin e rezolutës vetëm e kanë mbështetur dhe nuk e kanë përpiluar ata.
Përplasje fizike në emision, Berat Buzhala godet Albatros Re...
IKSHPK: Në Kosovë dominon gripi A/H3N2
Haxhiu: Votimi i rezolutës riafirmoi qëndrimin tonë për drej...
A frikësohet Klodi se e ka humbur të dashurën, pas veprimeve...
Ademi: Shorti nuk është i lehtë, por mund t’ia dalim në këtë...
Policia sekuestron armë dhe drogë në Mitrovicë