Me rastin e vdekjes së ish-anëtarit të kryesisë qendrore të LDK-së, Prof. Dr. Ali Gashi, në emër të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe kryesisë së LDK-së, ka ngushëlluar familjen Gashi.
Në telegramin e ngushëllimit thuhet:
“E nderuara Familje Gashi, me rastin e vdekjes së veprimtarit të LDK-së, Prof. Dr. Ali Gashi, pranoni ngushëllimet tona dhe strukturave të LDK-së, për vdekjen e anëtarit të familjes tuaj. Kjo nuk është një humbje vetëm për familjen tuaj, por edhe për LDK-në dhe vendin tonë.
Veprimtaria e Prof. Gashit ashtu si në struktura të LDK-së por edhe në përgjithësi, zë një vend të merituar dhe respektuar.
LDK-ja do ta kujton Prof. Gashin si një veprimtar të devotshëm dhe të palodhshëm në shërbim të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...
Kabineti i Kurtit u përgjigjet reagimeve pas kompromisit të ...
Liverpooli dështon të fitojë në “Anfield”, Totte...
Rama: Kurrë s’kam dashur të ndërhyjë në politikën e Kosovës,...