Xhafer Tahiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sot nënshkroi marrëveshje koalicioni me Sylejman Mehollin e VV-së për komunën e Vushtrrisë për balotazhin e 9 nëntorit.
Nga kjo degë, në një postim në Facebok, thonë se vendimet e mëdha s’janë asnjëherë të lehta por që interesi i qytetarëve është mbi gjithçka.
Madje në reagimin e tyre kanë publikuar edhe një fotografi ku në të shihet edhe kandidati për Kryetar nga radhët e kësaj partie, Xhafer Tahiri.
Postimi i plotë:
Qyteti ynë ka nevojë për ndryshim!
Vendimet e mëdha nuk janë asnjëherë të lehta, por pavarësisht kostove individuale, për ne një gjë është e qartë – interesi i qytetarëve dhe i Vushtrrisë është mbi gjithçka. Marrëveshja jonë nuk afekton asnjë garë tjetër përveç Vushtrrisë.
Së bashku me asambleistët e zgjedhur të LDK-së, dje jemi besatuar para Zotit që do ta sjellim këtë ndryshim.
Me ndershmëri, punë dhe dashuri për qytetin tonë.
Gjithmonë me LDK – për Vushtrrinë që e duam!/Arbresh.info
56 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Punime në rrjetin e ujësjellësit në disa lokacione të Prisht...
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë qendra
Bajrami: Mosdalja në votime protestë qytetare – është koha t...
Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj zyrtarit policor dhe ...
KQZ fillon procesin e numërimit të votave nga diaspora