Kryesia e Degës së LDK-së në Rahovec, ka njoftuar se përkrah asnjërin kandidat në balotazh, as atë të AAK-së Smajl Latifi as Idriz Vehapin e PDK-së.
Sipas një njoftimi nga kjo degë e LDK-së, vendimi është marrë unanimisht në dy takime, me kryetarët e nëndegëve dhe me kryesinë e degës.
Më tej në njoftim thuhet se kryesia e Degës vlerësoi se rezultati i arritur në Komunën e Rahovecit nuk është i kënaqshëm, megjithëse kandidati i LDK-së për kryetar të komunës, Ibrahim Kryeziu dhe kandidatët për kuvend komunal kanë bërë një fushatë shumë dinamike dhe dinjitoze, bazuar në program të qartë për zhvillim dhe jetë me të mirë për qytetarët.
“Metodat jo demokratike të përdorura nga rivalet politike për të bindur qytetarët e Rahovecit për të votuar ata do të zbardhen dhe do të jenë njollë përgjithmonë në angazhimin politik të këtyre partive dhe kandidatëve rivalë”, thuhet në njoftimin nga LDK në Rahovec.
Kush përfiton nga heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës?
Gjenerali amerikan: Nuk po përgatitemi për pushtim të Kubës
Yakin për Xhakën: Ai është një luftëtar
Ndikimi rus vazhdon të jetë kërcënim: SHBA paralajmëron për ...
Mamardashvili drejt largimit nga Liverpooli vetëm një vit pa...
Hoxha telefonon Konjufcën: Shqipëria e palëkundur në mbështe...