LDK: Mobilizim i fuqishëm i të rinjve të Drenasit

18:46 | 23 Nëntor 2016
M. A.

Sot, ministri i Financave, Avdullah Hoti, zv.ministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj dhe kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Bedri Nika, takuan një grup të rinj nga Komuna e Drenasit.

Siç njofton LDK, ky takim shërbeu për trajtimin e problemeve të të rinjve dhe çështjeve aktuale në vend si dhe u prezantua puna që po bëhet për përmbushjen e programit qeveritar dhe forcimin e institucioneve. Gjithashtu, Nika i njoftoi të rinjtë për aktivitetet parazgjedhore dhe synimet që ai i ka për t’i realizuar si kryetar i ardhshëm i Drenasit. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale