LDK mbetet në pritje të VV-së për takim

10:03 | 13 Janar 2020
A Z

Janë bërë më shumë se tre muaj prej kur janë mbajtur zgjedhjet nacionale të jashtëzakonshme. E dy partitë që po synojnë formimin e institucioneve, ende nuk janë dakorduar për një marrëveshje.

Në tri takimet që u mbajtën javën e kaluar, Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës, dështuan të arrijnë marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Mirëpo, LDK-ja janë në pritje të ftesës nga VV për takime dhe diskutime për arritjen e koalicionit.

E, Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa për arbresh.info, ka thënë se deri më tani nuk ka ndonjë informacion, që do të ketë sot takim me VV.

“Deri në këto momente nuk kom informacion, se do të ketë sot takim me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë Mustafa.

Gjithashtu, Arbresh.info ka provuar të kontaktojë edhe zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosje për të marrë ndonjë përgjigje nëse sot do ketë takim, por nuk kanë qenë të qasshëm./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale