Lidhja Demokratike e Kosovës zhvilloi një tubim elektoral në kryeqytet, ku kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, prezantoi planin e tij për zhvillim ekonomik.
Gjatë tubimit elektoral, kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, premtoi se do të investojë 1.5 miliardë euro në projekte zhvillimore në kryeqytet.
“Që në javën e parë do ta nënshkruajmë dhënien e garancisë për projektin e Unazës së Qytetit, në vlerë prej 360 milionë euro e cila do të ndikojë nën shkarkimin e trafikut dhe përmirësimin e qarkullimit në kryeqytet”, tha ai.
Ai premtoi se do të ketë investime edhe në fushën e arsimit dhe fusha të tjera.
“200 milionë euro për ta bërë mësimin tërëditor në Prishtinë, prandaj nuk jm këtu që t’ua rrisë unë sepse i kam dy të mi por jam këtu që t’u them se do ta bljmë mësimin tërëditor në krejt shkollat e Prishtinës. E e kemi për synim ta ndërtokmë spitalin e ri në Prishtinë me 500 milionë euro”, theksoi ai.
Kandidati Abdixhiku premtoi edhe përkrahje për pensionistët, si dhe trajnime për të rinjtë./rtk
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu