Sot, nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i Komunës së Podujevës, Agim Veliu i është shmangur një aksidenti të mundshëm rrugor në fshatin Besi, në magjistralen Prishtinë – Podujevë.
Në tentim për t’u larguar nga një veturë që kishte hyrë në tejkalim nga krahu i kundërt i rrugës, vetura e z. Veliu është vënë në kontakt me mbrojtëset anësore të rrugës. Falë këtij veprimi, përveç dëmeve të vogla të veturës të z. Veliu, nuk ka pasur asnjë dëm tjetër të asnjë natyre, thuhet në komunikatën e LDK-së. / arbresh.info /
Limaj i shkruan Bedri Hamzës: Nisma e gatshme për t’iu bashk...
Haxhiu dekreton një sërë ligjesh, përfshirë anëtarësimin në ...
Isufaj pret delegacion amerikan e ndërkombëtar, në fokus sun...
Thaçi: Ka ardhur koha që presidenti të zgjidhet drejtpërdrej...
Programi europian për bashkitë, Rama: Investim strategjik pë...
Zjarr i madh në një servis në Pejë – digjen disa automjete, ...