Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë një konference për media ka bërë të ditur se kërkon mbajtjen e një interpelance në Kuvendin e Kosovës, për shkarkimin e Ministrit të Diasporës, Dardan Gashi, shkruan arbresh.info.
“Ne kemi analizu me kujdes sjelljen e tij dhe ne vlerësojmë se ajo sjellje bie ndesh me Kodin Penal të Kosovës për armëmbajtje pa leje për rrezik të sigurisë publike por mbi të gjitha bie ndesh me etikën e lartë që duhet të kenë zyrtarët e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe me këtë është dëmtuar imazhi i Qeverisë së Kosovës para qytetarëve dhe partnerëve tonë ndërkombëtare, prandaj ne kërkojmë një interpelancë me kryeministrin për të diskutuar në detaje se si mundet një zyrtar i lartë të sillet kështu”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se do të kërkojnë menjëherë shkarkimin e zëvendëskryeministrit dhe njëherësh ministrit të diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashit.
Kjo kërkesë e LDK-së vjen pas postimit të një videoje ku Gashi shihet duke shtënë me armë gjatë një feste.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka folur edhe për demarkacionin me Malin e Zi, me ç’rast tha se kryeministri Ramush Haradinaj e ka votuar në qeveri marrëveshjen e demarkacionit që e kishte kundërshtuar më parë.
Ai tha se LDK-ja është duke e shqyrtuar mundësinë se si të votojë kur marrëveshja të vijë në kuvend./arbresh.info/
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...