Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për mbylljen e kazinove dhe lojërave të fatit.
LDK këtë e ka bërë të ditur përmes një komunikate, shkruan arbresh.info.
Në komunikatë thuhet gjithashtu se dukuria e vrasjeve në kazino rrezikon të shndërrohen në fenomen.
“Ngjarjet tragjike të javës së fundit, ku në ambiente të kazinove-lojërave të fatit mbetën të vdekur dy të rinj, duket qartë se nuk janë raste të izoluara. Ekziston rreziku që ngjarje të tilla të shndërrohen në fenomen. Mbrojtja e qytetarëve, ofrimi i sigurisë dhe ambientit të qetë janë përgjegjësi të shtetit të Kosovës. Prandaj, është detyrë parësore e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që të adresojnë me urgjencë këtë fenomen përmes seancës së jashtëzakonshme. Mos veprimi i institucioneve përkatëse shtetërore në këtë moment do ta vështirësoj adresimin e këtij problemi më vonë”, thuhet në komunikatë.
LDK ka bërë të ditur se kërkesa është dërguar që seanca të mbahet të premten në orën 11:00
“Lidhur me këtë, Grupi Parlamentar i LDK-së, vlerëson se është e nevojshme që Kuvendi i Republikës së Kosovës të shpreh qëndrimin e vet lidhur me këto ngjarje dhe të kërkojë nga Qeveria që menjëherë të pezullojë aktivitetet e kazinove dhe lojërave të fatit, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëritën më. Duke pasur parasysh rëndësinë dhe urgjencën e kësaj çështjeje, Grupi Parlamentar i LDK-së i mbështetur nga disa grupe parlamentare dhe deputetë të pavarur, ka dorëzuar sot kërkesën për seancë të jashtëzakonshme, për nesër me datë 22.03.2019, në orën 11.00”, përfundon komunikata e LDK-së.
Ndryshe mbrëmjen e së enjtes një person është gjetur pa shenja jetë në një kazino në Lipjan.
Sipas policisë së Kosovës i dyshuari ishte punëtorë i kazinos dhe dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri./Arbresh.info/
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...
“Nëna të ka vdek ti viktimizohesh”, Labinoti akuzon Elijonën
Prokuroria jep detaje për vdekjen e 45-vjeçarit në QKUK