Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga strukturat e degëve t’i intensifikojnë përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme.
LDK përmes një njoftimi për media thekson se sot gjatë një takimi me kryetarët e degëve të LDK-së, u vlerësua edhe një herë se vendi ka hyrë në krizë të thellë institucionale dhe politike.
“Është e qartë se qeveria e pakicës nuk mund të udhëheqë me vendin dhe se temat e rëndësishme për vendin nuk mund të adresohen nga një qeveri e rënë. Kryetarët e Degëve kanë intensifikuar përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme”, thuhet në njoftim.
Në njoftim më tutje thuhet se , Kryesia e LDK-së do të jenë në secilën degë të LDK-së për të komunikuar me strukturat e degëve dhe për të intensifikuar përgatitjet për zgjedhje.
“Degët e LDK-së janë të gatshme t’i nënshtrohen procesit zgjedhor dhe janë të bindur në mbështetjen e qytetarëve”, thuhet në njoftim.
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...