Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë me propozim që rezolutës së propozuar nga PDK-ja, t’i shtohet edhe një pikë.
“Kjo rezolutë kërkon nga të gjitha institucionet e rendit dhe ligjit të Republikës së Kosovës, si dhe inkurajon mbështetjen ndërkombëtare për intensifikimin e përpjekjeve drejt zbardhjes së plotë të të gjitha vrasjeve të pazbuluara të ndodhura gjatë dhe pas periudhës së luftës në Kosovë me qëllim që të sigurohet drejtësia për të gjitha viktimat, të zbardhet e vërteta dhe të fuqizohet shteti i së drejtës mbi parimet e paanësisë dhe barazisë para ligjit”, tha Jehona Lushaku, shefe e Grupit Parlamentar të LDK-së.
Por, Përparim Gruda i PDK-së tha se teksti është i një grupi profesorësh, rreth 300 anëtarë, që janë deponuar si peticion në Kuvendin e Kosovës dhe nuk është një tekst i hartuar nga partitë, dhe tha se vetëm ka pasur dakordim.
“Ajo që rezoluta synon të bëjë është që të kërkojë atë për çfarë ka votuar Kuvendi i Kosovës, pra të ketë një gjykatë që respekton standardet evropiane dhe Kushtetutën e Kosovës. Është e pamundur të bëjmë ndryshim”, iu kundërpërgjigj Përparim Gruda.
Megjithatë, Lushaku insistoi që pika e propozuar nga ta, të përfshihet në rezolutë.
“Edhe ky tekst është tekst ekspertësh, dhe ne mendojmë se edhe ky formulim është në dakordim të tekstit të përgjithshëm të rezolutës, andaj do të dëshironim ta kishim pjesë të saj, tha ajo.
Lëkundje tërmeti në Vlorë
Prokuroria nisi hetime për drejtorin e shkollës “Pavarësia” ...
Foda pas shortit: Qëllimi ynë është të arrijmë vendin e dytë
Lushaku-Sadriu tregon arsyen pse nuk e votuan Rezolutën për ...
Osmani dekoron mjekun australian me Medaljen “Shën Tereza”
LDK nuk e votoi Rezolutën për gjyqin e Hagës, kërkoi përfshi...