LDK-ja zyrtarizon kandidatët për kryetar të tetë komunave

17:49 | 13 Gusht 2021
A Z

Në mbledhjen e radhës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, me unanimitet të plotë Kryesia ka aprovuar propozimet e Degëve për kandidatë për kryetar të Komunave si në vijim:

– Sibel Halimi të jetë kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt;

– Armend Agolli – kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës;

– Teki Shala – kandidat për kryetar të Komunës së Gjakovës;

– Mehmet Krasniqi – kandidat për kryetar të Komunës së Obiliqit;

– Bedri Zeqiri – kandidat për kryetar të Komunës së Shtimes;

– Anduena Gllareva – kandidate për kryetare të Komunës së Drenasit;

– Shkëlqim Jakupi – kandidat për kryetar të Komunës së Kaçanikut;

– Bajrush Ymeri – kandidat për kryetar të Komunës së Novobërdës.

“Kandidaturat si këto dhe të tjerat para tyre të shpallura në dy rundet paraprake japin bagazhin e pasur të LDK-së, alternativat e duhura për qytetarë dhe rikthimin e madh të LDK-së. LDK me vizionin, kandidaturat kredibile për Komuna si dhe me program të qartë do të dal parti fituese dhe për këtë kandidatët tanë bashkë më çdo aktivist e veprimtar do të punojnë shumë, që LDK-ja të kthehet në origjinalitetin e saj dhe t’i kthehet punëve të mira që sot po i mungojnë Kosovës”, thuhet në komunikatën e LDK-së./arbresh.info/