Google ADS

LDK-ja sot e mbledh Këshillin e Përgjithshëm

07:30 | 9 Dhjetor 2023
K.B

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sot do të mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tyre.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pritet të deklarohet për mediat pas punimeve të Këshillit.

“Nesër (e shtunë), më datë 9 dhjetor 2023, në orën 11:00, mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, në sallën Klan Arena, Prishtinë. Mediet do të mund ta ndjekin fjalën hyrëse të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku më pas do ta lirojnë sallën, në mënyrë që Këshilli të vazhdojë me punimet”, thuhet në njoftimin e këtij subjekti politik.

Pas mbledhjes kryetari Abdixhiku do të deklarohet për medie./Arbresh.info/

Të ngjashme