Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nesër nga ora 11:00 do të mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tyre.
Sipas njoftimit, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pritet të deklarohet për mediat pas punimet e Këshillit.
“Nesër (e shtunë), më datë 9 dhjetor 2023, në orën 11:00, mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, në sallën Klan Arena, Prishtinë.
Mediet do të mund ta ndjekin fjalën hyrëse të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku më pas do ta lirojnë sallën, në mënyrë që Këshilli të vazhdojë me punimet.
Pas mbledhjes kryetari Abdixhiku do të deklarohet për medie.”
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja